Policia e Vlorës arrestoi një 63-vjeçar për një plagosje të ndodhur dy ditë më parë.
63-vjeçari akuzohet se në gjendje të dehur, ka plagosur me çifte në pjesën e këmbëve motrën e tij 66-vjeçare.
Advertisement
E plagosura ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 63-vjeçari ra në pranga, nën akuzën për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Advertisement