I biri tentoi ta vriste me sëpatë, flet i përlotur babai: Mos e fusni në burg, djali ka nevojë për psikolog

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I biri tentoi ta vriste me sëpatë, flet i përlotur babai: Mos e fusni në burg, djali ka nevojë për psikolog

Me sëpatë në dorë, në kërkim për të vrarë të atin, ishin këto pamjet e paprecedenta të mëngjesit të sotëm në Shijak. I gjendur në këtë situatë, babai i 35-vjeçarit në një prononcim për mediat ka kërkuar ndihmën e instancave përkatëse.

Ai thekson se i biri nuk ka nevojë që të burgoset, por të kurohet. Sipas tij, shkak është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 35-vjeçarit, ndaj ai duhet ndihmuar.

“Ai ka nevojë për kurim, nuk ka nevojë për ta mbajtur të izoluar ose duke i folur ndonjë fjalë. Ai ishte duke pirë kafe dje përjasht, thikën e përdornim ne për të qeruar ndonjë gjë, sëpatën e pata unë për ta nxjerrë përjashtë. Në atë moment e kapi, ma mori. Çuni i ri, 35-vjeç, është alamet çuni. Gjynah ta mbash brenda, por çfarë të bësh”, tha ai.

Ai kërkoi që të birit t’i sigurohet një psikologe, pasi sipas tij shumë situata familjare kanë ndikuar në psikologjinë e tij.

Advertisement

“Ngaqë s’punonte, ka një dhomë atje [Itali], edhe mori ca lekë”, tha ai duke nënvizuar se edhe gjendja e rënduar ekonomike është një ndër shkaqet që e kanë çuar të riun në aktin ekstrem./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy