Një atentat me armë zjarri tronditi pak para mesnate Beratin.
Nga të shtënat mbeti i plagosur 24-vjeçari, Tajar Fetiu. I riu ishte duke shkuar në shtëpi kur u qëllua nga mbrapa me pistoletë. Agresorët hapën zjarr gjashtë herë por vetëm dy prej plumbave përfunduan në trupin e 24-vjeçarit.
Ai u transportua me urgjëncë drejt spitalit të Beratit e më pas drejt atij të traumës në tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë xhamisë. Si autor të dyshuar të atentatit policia shpalli kërkim Arnold Azizollin dhe Amarildo Dule, të dy 30 vjeç, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.
Hetuesit e lidhin atentatin me konfliktet që 24-vjeçari dhe dy autorët e dyshuar mund të kenë pasur më herët por nuk përjashtohet as pista e trafikut të lëndëve narkotike.
Kjo pasi 24-vjeçari Tajar Fetiu prej kohësh jeton në Angli dhe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Berat për të kaluar pushimet.