Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën gjyqësore për Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, që ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.
Shkak për këtë është bërë fakti se nuk është thirrur në seancë si dëshmitar Emiliano Prenga, i cili mbeti i plagosur në vendngjarje.
Advertisement
Avokati i Paplekajt deklaroi para mediave se seanca u shty pasi nuk ishte njoftuar njëra prej palëve të përfshira në gjyq.