Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vensour masën e sigurisë “arrest me burg” për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
E njëjta masë është dhënë edhe për zyrtarin e Bashkisë Adnand Toçila dhe ndërtuesin Fiqiri Farruku. Për zyrtarin tjetër të Bashkisë Adrian Bulku, gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Me arrest shtëpie do jetë edhe Ferzilet Hajderi dhe Meri Semini. Ndërsa për Djana Deda u vendos detyrim paraqitje nga arrest shtëpie që ishte caktuar më parë.
Në kërkim vijojnë të jenë tre persona të tjerë, që është lëshuar urdhër-arrest, më konkretisht Adhurim Qehajaj, Ermal Lama, Fatmir Ejupi
Seanca për Dakon dhe zyrtarët e tjerë zgjati rreth 7 orë.
Bashkë me Dakon u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë të Bashkisë si dhe ndërtuesi Fiqiri Farruku, ndërsa tre të tjerë u lanë me masën e arrestit shtëpiak.
Dako akuzohet për dy raste të shpërdorimit të detyrës. Rasti i parë ka të bëjë për një pallat 11 katësh që u dëmtua nga tërmeti në 2019. Kanë qenë disa familje që depozituan një kallëzim në SPAK me pretendimin se objekti i ndërtuar në 2012 nga Fiqiri Farruku pësoi dëmtime të pa rikuperueshme.
Sipas hetimeve edhe pse bashkia miratoi lejen për ndërtimin e 7 kateve në vitin 2010, ndërtuesi dorëzoi një kërkesë të dytë për të miratuar edhe 4 kate të tjera shtesë. Edhe pse për këtë aplikim të dytë Bashkia e Durrësit nuk miratoi lejen, punimet me 4 kate shtesë kanë përfunduar në 2012.
Rasti i dytë ka të bëjë me një tender për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare në qytetin e Durrësit që i shkaktoi një dëm buxhetit të shtetit prej 180 milionë lekësh. Sipas Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Kjo shumë parash është përfituar padrejtësisht nga shoqëria projektuese.