I akuzuar për shpërdorim detyre/ Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Ministrisë së Financave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I akuzuar për shpërdorim detyre/ Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Ministrisë së Financave

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave Arlind Gjokutaj.

 

Nga arrest në shtëpi për të është vendosur që të vijojnë hetimet në detyrim paraqitje. Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro.

 

Advertisement

Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndlrkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie. Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.

 

Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja tp kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy