Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Rinas, i akuzuar për falsifikim dokumentesh. I riu me inicialet T.K u kap në aeroport, duke ardhur nga Gjermania.

Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhrit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania”, njofton Policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";