I akuzuar për blerje votash në Pukë/ SPAK dërgon në Gjykatë Vasil Shabanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I akuzuar për blerje votash në Pukë/ SPAK dërgon në Gjykatë Vasil Shabanin

Pas një viti hetimesh intensive, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Vasil Shabanit, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

 

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për ta marrë të pandehur Shabanin.

 

Advertisement

Një vit më parë Shabani u kap me 528.000 lekë në makinë dhe po ashtu gjatë kontrollit iu gjet një fletë e ngjashme me fletën e votimit. Sipas policisë, ai po i mbante lekët për blerje votash.

 

Hartonin lista me të dhënat e kartave të identitetit, duke u premtuar qytetarëve lekë në këmbim të votës, vihet në pranga sekseri. Procedohet penalisht drejtuesi i një subjekti politik. Sekuestrohen një sasi parash, një listë me të dhënat personale të 27 qytetarëve dhe dy fletë të ngjashme me fletët e votimit.

 

Advertisement

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore pecialistët për Hetimin e Krimit në komisariatin e policisë Pukë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Sh., 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Buzhale të Njësisë Administrative Qelez, Bashkia Pukë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.S., 25 vjeç, banues në Pukë, me detyrë drejtues i një subjekti politik në Pukë.

 

Arrestimi i shtetasit V. Sh. u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.

 

Advertisement

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit D.S., policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit,  si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.

 

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit V.Sh. (i arrestuar) dhe shtetasit D.S. (i proceduar në gjendje të lirë) u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”, njoftonte policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy