Hyri si klient dhe përfundoj grabitës, momenti kur “skifteri” merr lekët nga hoteli nën kërcënimin e armës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hyri si klient dhe përfundoj grabitës, momenti kur “skifteri” merr lekët nga hoteli nën kërcënimin e armës

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar videon nga momenti i vjedhjes së 30 mijë lekëve nga sporteli i një hoteli në Tiranë.

Siç shihet edhe në pamje, një i ri i cili ishte veshur me një palë pantallona dhe një bluzë, por pa maskë, ka qenë i armatosur kur ka hyrë në ambientin e recepsionit, dhe ka pritur që një nga klientët të bëjë check in-in.

Më pas i është drejtuar recepsionistit, dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar paratë të cilat gjendeshin në arkë.

Advertisement

“Hiqi duart se jam shumë keq”, dëgjohet të thotë ai kur punonjësi mundohet ta ndalojë.

Pavarësisht se në fillim recepsionisti ka kundërshtuar, në fund është dorëzuar dhe grabitësi është larguar me një shumë mbi 30,000 lek te reja./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy