Humbi vulën dhe logon, cila pritet të jetë lëvizja e re e Bashës? Zërat pro dhe kundër bashkimit me Berishën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi vulën dhe logon, cila pritet të jetë lëvizja e re e Bashës? Zërat pro dhe kundër bashkimit me Berishën

Beteja 3-vjeçare e demokratëve nëpër dyert e gjykatave mori fund dhe nga sot Sali Berisha është ligjërisht kryetar i Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e Enkelejd Alibeajt, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, që njeh si të ligjshëm kuvendin e organizuar nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha në 11 dhjetorin e vitit 2021.

Pas këtij vendimi, Lulzim Basha mblodhi kryesinë për të diskutuar hapat e ardhshëm që do të marrin. Gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve me gazetarin Aleksandër Furxhi tha se zërat në grupimin e Bashës janë të ndarë. Ka nga ata që mendojnë se beteja gjyqësore duhet të ndalet këtu dhe logoja t’i përkasë Berishës, ndërsa ka dhe nga ata që mendojnë se beteja duhet të vazhdojë. Për sa i përket krijimit të një force të re politike, sërish demokratët e Bashës janë të ndarë në dy kampe.

Olta Blaceri: Është një moment jo i lehtë për Lulzim Bashën, i cili për herë të parë ndodhet në arenën politike pa mbrojtjen, pushtetin, mbështetjen që të jep logoja e një partie të madhe si ajo e PD. Në orën 17:00 ai mblodhi kryesinë, ndërsa në orën 20:00 do të mbledhë kryetarët e degëve. Deri më tani debatet kanë qenë të ndryshme. Një pjesë e mirë e anëtarëve të kryesisë së grupimit të Bashës mendojnë se beteja gjyqësore duhet të ndalet, nuk duhet të vazhdohet më dhe të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë për logon e PD-së. Dy avokatët e PD-së, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa mendojnë që beteja gjyqësore për logon e PD-së duhet të lihet dhe t’i përkasë Sali Berishës, tashmë kryetar i PD-së. Jemi 10 muaj larg zgjedhjeve  dhe zoti Basha duhet të vendosë a do të bëjë një parti të re politke për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo do të tentojë një shkrirje me zotin Berisha. Sërish anëtarët janë të ndarë, një pjesë e tyre janë të lidhur me logon e PD dhe mendojnë se zgjidhja e duhur është bashkimi me Berishën. Një pjesë tjetër mendojnë se beteja duhet të vazhojë pasi Shqipëria meriton më shumë. Është e vështirë të kemi sot një vendim final.

Zoi Basha dhe zoti Alibeaj janë dy nga zërat që duan një parti të re. Por ka figura të tjera që mendojnë se e vetmja mundësi që opozita të fitojë është që PD-ja të jetë një, opozita të bashkohet në një koalicion dhe nuk ka nevojë që demokratët të ndahen në dy parti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy