Humbi nënën dy ditë më parë/ Mesazhi prekës i Pirro Dhimës: Jeta e saj mund të jetë një libër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi nënën dy ditë më parë/ Mesazhi prekës i Pirro Dhimës: Jeta e saj mund të jetë një libër

Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima i ka dedikuar disa fjalë të ndjera nënës së tij Lefteries, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.
Nëna e Dhimës u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Peshëngritësi kujton se kur ai ishte ende fëmijë, nëna e tij mbante peshë thasë me miell si të peshonin sa një pendë. Sipas Dhimës, fuqia e saj, vinte natyrshëm nga dashuria për fëmijët.

“Siç mund ta dini këto ditë kam humbur nënën time, Lefterinë. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për atë zgjuar, në agim punonte në furrë kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë.
Fuqia e saj ishte e natyrshme dhe nuk mund të ishte thjesht rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj edhe pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy