Sokol Cikalleshi nuk do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Polonisë, pasi ka rezultuar I infektuar me Covid.
Futbollisti është larguar nga grumbullimi dhe ka nisur karantinimin, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e kësaj ndeshje.
Advertisement
Vetë ai duket se është i bindur se nata e nesërme do të jetë e paharrueshme, siç e tregoi me mesazhin që publikoi në rrjetet sociale.
“COVID-19 më ndaloi mua por kombëtaren kuqezi s’e ndalon kush”, ishin fjalët e Cikalleshit në postimin e tij, duke treguar bindjen e thellë që ka se Shqipëria do të sigurojë rezultat edhe përballë Polonisë.
Advertisement