Humbi motrën dhe vëllain brenda pak kohësh/ Deputetja socialiste: Më kanë ndryshuar shumë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi motrën dhe vëllain brenda pak kohësh/ Deputetja socialiste: Më kanë ndryshuar shumë…

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti rrefeu tek Vizioni i Pasdites dy fatkeqësite e mëdha të jetës së saj, humbjen e motres dhe vëllait në një kohë të shkurtër.

 

Sipas saj, këto dy ngjarje e kanë ndryshuar totalisht, por gjithmon duke e bërë më të fortë.

 

Advertisement

“Në rastin tim dy herë sfida të mëdha, të cilat më kanë ridimensionuar të gjithë qasjen time kundrejt çdo gjëje që bëj. Por nga ana tjetër, dua apo s’dua, unë jam personi tek i cili mbështeten, kështu që duhet t’i jap shumë forcë vetes dhe mundohem që të shikoj përpara. “ – tha Gjylameti.

 

Blerina rrëfeu dhe për marrëdhënien me djalin e saj Joel, të cilën e quan “pikën e saj të dobët” dhe ka një afrimitet të ngushtë. Ajo shprehu se komunikimi bëhet i vështirëme djalin kur i duhet të shpjegoj sulmet politike që merr.

 

Advertisement

“Bëhet pak më e vështirë kur rriten fëmijët, sidomos me djemtë kur dëgjojnë ngacmimet për mamanë. Është e vështirë të flasësh me djalin, pasi dhe ai ka akses në rrjetet sociale. Lexon për mamin dhe bëhet shumë herë më e vështirë. Por do shumë punë që ta bindësh se nuk ka rëndësi çfarë shkruajnë ata që fshihen pas një profili fallso. Rëndësi ka për çfarë jemi angazhuar dhe sa po ja dalim t’i arrijmë ato qëllime.” – shprehu deputetja.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy