Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës.
Shumica e qytetarëve të Kavajës kanë mbështetur Partinë Socialiste, duke i dhënë në këtë mënyrë dhe numrin më të madh të anëtarëve në Këshillin Bashkiak.
Socialistët kanë mundur të sigurojnë 13 mandate në Këshillin Bashkiak të Kavajës, ndërsa koalicioni Berisha-Meta nuk ka siguruar dot më shumë se 9 vende.
Advertisement
3 mandate ne Keshill i ka marre Partia Demokratike e perfaqesuar nga Alibeaj ndersa dy mandate i ka marre PSD e Tom Doshit.
Ne total Keshilli Bashkiak Kavaje ka 31 Keshilltare.
Advertisement
Gara per kryetar bashkie ne Kavaje u fitua nga Fisnik Qosja i “Bashke Fitojme”, pasi ishte qeverisur ne vitet e fundit nga Redjan Krajli i PS.