Arlis Troplini është 18-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit.

Aksidenti ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njoftoi ditën e sotme, se i riu për shkak të plagëve të marra nuk mund t’ia dilte dhe ndërroi jetë në spital.

Mësohet se 18-vjeçari është djali i biznesmenit nga Durrësi Fatos Troplini.

I riu ndiqte studimet në një universitet privat në Tiranë, i cili ka ndarë edhe një mesazh ngushëllimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në mesazh./vizionplus.tv