![Humbet kontrollin dhe del nga rruga/ Kamioni merr flakë në autostradën Vlorë-Fier](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/09/Capture-193-681x400.jpg)
Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Një kamion ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit dhe ka përfunduar në tokat pranë rrugës.
Si pasojë e përplasjes është përfshirë nga flakët kabina e kamionit. Fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë në kohë dhe nuk është lënduar.
Advertisement
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mifol, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po shuajnë flakët e kamionit.
Kamioni ishte ngarkuar me rërë bituminoze në Selenicë .
Advertisement
Shkak i aksidentit ka qenë goma e cila ka pësuar defekt , çarje dhe për pasojë ka humbur kontrollin, ndërsa është përfshirë nga flakët.