Një 24-vjeçar ka humbur jetën natën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.
Advertisement
Shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Advertisement