59 vjeçari Enver Sheshi i akuzuar për evazion fiskal me inceneratorin e Fierit, ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT.

 

Shkak për vdekjen dyshohet të jetë arresti kardiak. Mësohet se Sheshi u transferua me urgjencë nga burgu 313 rreth orës 16 e 15 të së djelës në spitalin Nënë Tereza për shkak të gjendjes së rënduar. Por vetëm një orë më pas ai ndërroi jetë

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sheshi, u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në cilësinë administratorit të njërës prej kompanive guackë të krijuar për skemën fiktive të inceneratorit të Fierit. Ai arriti të përfitonte shuma të mëdha nëpërmjet TVSH-së.