Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një postimi në “Facebook”.

 

Ai theksoi se në fokus të diskutimeve ishte procesi i liberalizimit të vizave. Po ashtu, ata biseduan mes të tjerash për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet. Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre.”