Homazhet në nder të Bashkim Finos do të mbahen në Pallatin e Kongreseve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Homazhet në nder të Bashkim Finos do të mbahen në Pallatin e Kongreseve

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino tronditi jo pak politikën shqiptare.

Përmes një njoftimi, Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë bëri me dije se homazhet do të zhvillohen këtë të hënë në Pallatin e Kongreseve, nga ora 11:00 deri në 16:00.

“Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino. Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00”, thuhet një njoftim.

Fino ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, pas një beteje prej javësh me koronavirusin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy