Homazhe në 104-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit/ Veliaj: “Përkujtojmë me nderim veprën e një burri të madh”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Homazhe në 104-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit/ Veliaj: “Përkujtojmë me nderim veprën e një burri të madh”

Sot bëhen 104 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me nënkryetarët Anisa Ruseti dhe Andi Seferi, si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, kryen homazhe pranë bustit të Ismail Qemalit.

 

Advertisement

Veliaj vendosi një kurorë me lule në nder të njeriut që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

 

“Në 104-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit përkujtojmë me nderim veprën e një burri të madh dhe sakrificat e jashtëzakonshme për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,” shkruajti Veliaj rrjetet sociale.

 

Advertisement

Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy