Historike/ Parlamenti shkarkon Presidentin Ilir Meta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historike/ Parlamenti shkarkon Presidentin Ilir Meta

Ilir Meta është Presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rënda të Kushtetutës.

 

Partia Socialiste, e cila 4 vite me pare e zgjodhi President të Republikes së Shqiperise, votoi së bashku me deputetet e opozites shkarkimin e Ilir Metes nga posti me i larte i shtetit shqiptar.

 

Advertisement

104 deputetë votuan pro shkarkimit, 7 votuan kundër dhe 3 abstenim, nga 114 deputetë që morën pjesë në votimin për shkarkimin e Presidentit. Shtatë deputetë munguan, mes të cilëve ministrja Olta Xhaçka, Fidel Ylli dhe Rudina Hajdari.

 

Brenda 5 diteve, ky vendim i Parlamentit do te shkoje ne Gjykaten Kushtetuese, e cila vendos perfundimisht fatin e Ilir Metes.

 

Advertisement

Në menyre që kryetari i shtetit të shkarkohet duhet që të paktën 5 nga 7 gjyqtaret qe ka Kushtetuesja të votoje pro vendimit të Parlamentit.

 

Ilir Meta u zgjodh president i Republikes në 29 prillin e 2017 me 87 vota pro dhe 2 kundër. Asokohe Partia Demokratike dhe aleatet e saj ishin ngujuar në çadër para kryeministrise dhe Meta u votua vetem me votat e mazhorancës.

 

Advertisement

Më herët, gjate seancës, Kryeministri Edi Rama, përmendi pikat kryesore të cilat sipas tij përbëjnë arsye të forta që Ilir Meta të mos jetë më Presidenti i Shqipërisë. Duke e quajtur një “mik të dikurshëm”, kreu i qeverisë tha se Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar dhe ka turpëruar Shqipërinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy