Numri i bagëtive ka ardhur në rënie të vazhdueshme në vitet e fundit, ku vetëm në 2022 sipas INSTAT, numri i krerëve u reduktua me 8.3%.
Për të dalë nga kriza dhe për të inkurajuar zgjerimin e blegtorisë, vitin e ardhshëm nuk do të paguhet TVSH 20% në import për mëshqerrat.
AGIM RRAPAJ
KESHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR
“Është pozitive për ata që mbarështrojnë gjedhë sepse ul ndjeshëm kostot për importin e kafshëve të gjalla. Njëkohësisht ndikon pozitivisht tek rritja e numrit të krerëve, që ne kemi pasur një problematikë shumë të madhe në kohët e fundit. Njëkohësisht ndikon në përmirësimin racor, sepse ata që importojnë, importojnë kafshë të gjalla me prodhimtari të lartë. Ne nuk prodhojmë mëshqerra te gjeneraciont të prodhimit të lartë, kështu që do të kemi import të tyre edhe në vijimësi, është e nevojshme që kjo të mbahet parasysh dhe kjo të qëndrojë në fuqi, të paktën derisa të rikrijojmë fondin e gjedhëve që kishim.”
Advertisement
Por nga vijnë kafshët e gjalla që futen në vendin tonë?
AGIM RRAPAJ
AdvertisementKESHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR
“Ne importojmë nga Çekia, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Gjermania e Austria. Importojmë nga vende që kanë eksperiencë në prodhimin e mëshqerrave për mbarështim.”
Buxheti i shtetit mblidhte 150 milionë lekë në vit nga TVSH për importin e mëshqerrave, shumë që do t’i mungojë gjatë vitit të ardhshëm. Në 2024 nuk do të paguajnë TVSH as importuesit e bletëve.