Bashkia e Himarës vijon të mos gjejë gjetësi. Pak kohë pas komandimit në detyrë të kryetares Blerina Bala, kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen.

Në letrën e bërë publike, ajo sqaron se largimi nga detyra bëhet për arsye personale.

“Të nderuar banorë të Himarës!

Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua. Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur cështjet që janë paraqitur para meje.

Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmëndjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë. Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.

Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe. Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.

Me respekt, Blerina Bala”, shkruan Bala në letrën e dorëheqjes. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga këshilli bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goro dhe Fredi Beleri ishin në burg.

Himara mbetet sërish pa drejtues, ndërsa sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, i takon këshillit bashkiak që të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar deri sa të mbahen zgjedhjet.

Mbledhja pritet të zhvillohet të premten dhe në garë janë dy nënkryetarët: Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";