
Pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdetin e Vlorës dhe në zonën e Pyllit të Sodës, policia ka zhvilluar sot një aksion.
Mësohet se mbi 10 kamiona janë bllokuar në pikën e Triportit deri në verifikimin e plotë të tyre. Aksioni erdhi pikërisht pas denoncimitt se inerte të shunta po shkarkoheshin ne det,pranë Jonufrës dhe në pyllin e Sodës
Ishte kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nisi aksionin për pastrimin e territorit të Shqipërisë nga Pylli i Sodës, ndërkohë që kritikoi dhe paralajmëroi për kryebashkiakët e vendit, sidomos për ato të bashkive në zonat bregdetare.
Advertisement