Hetohet vrasja e Aleks Nikës/ Kërkohet riekspertim i predhës që i mori jetën në 21 janar 2011

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetohet vrasja e Aleks Nikës/ Kërkohet riekspertim i predhës që i mori jetën në 21 janar 2011

Edhe pse kanë kaluar 11 vite, është ende e paqartë kush e vrau Aleks Nikën, një prej protestuesve të 21 janarit.

Në maj të vitit të shkuar Prokuroria e Tiranës rinisi hetimet për dosjen “21 janari” për të zbardhur autorin që i mori jetën Aleks Nikës. Organi i akuzës ka kërkuar përgjigje nga policia për veprimet që kishte në ngarkim, për të ekzaminuar dhe identifikuar armën me të cilën u qëllua protestuesi.

 

Por ende nuk ka marrë një përgjigje, pasi oficerët e policisë gjyqësore shprehen se vazhdojnë të merren me veprime hetimore.
Me rihapjen e dosjes, prokuroria kërkon të zbardhë drejtimin e qitjes gjatë vrasjes së Nikës dhe të kryhet një ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e tij.

Advertisement

 

Për këtë kërkohet që predha të ekzaminohet në laboratorët e vendeve të BE-së. Bashkë me Aleks Nikën, më 21 Janar të 2011-ës mbetën të vrarë edhe Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Gjatë hetimeve për ngjarjen, prokuroria shqiptare u asistua nga FBI. Ekspertiza e saj nxori fajtorë për vrasjet komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo. Sipas FBI, Ndrea Prendi ka qëlluar 11 herë atë ditë dhe si pasojë mbeti i vrarë Faik Myrtaj, ndërsa gardisti Agim Llupo është përgjegjës për vrasjen e Ziver Veizit. Por me gjithë krimin e rëndë, të akuzuarit sot ndodhen të lirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy