Gjykata e Tiranës ka ekzekutuar 6 masa siguri për shpërdorim detyre për mjekët e përfshirë në slandalin e “Onkologjikut”.

Për mjekun kirurg Edmond Gashi gjykata dha masën e sigurisë arrest shtëpie. E njëjta masë u dha edhe për babain e tij që ishte administrator në klinikën private të mjekut Halil Gashi dhe farmacistin Florian Marku.

Ndërsa për mjeken onkologe Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatorin Emiljano Lela, gjykata dha detyrim paraqitje.

Por deri në përfundim të hetimeve, drejtoria e QSUT ka marrë vendimin për të pezulluar nga detyra dy mjekët, koordinatorin dhe zv.drejtoreshën e QSUT./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";