Një i moshuar u përplas për vdekje nga një makinë policie mbrëmjen e të enjtes në aksin rrugor Pogradec-Korçë.
64-vjeçari, Bajram Zyberi ishte duke ecur në këmbë në afërsi të fshatit Çiflig kur u godit nga një mjet tip ford me të cilën po lëvizte patrulla e policisë.
Advertisement
Nga përplasja e fortë, 64-vjeçari humbi jetën në vend. Aksidenti ndodhi rreth orës 23:00, ndërsa shkak dyshohet se u bë një parakalimi i gabuar.
Kjo pasi automjeti i policisë ndodhej në krahun e kundërt të rrugës kur aksidentoi të moshuarin.
Advertisement
Ndërkohë është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës punonjësi i policisë që drejtonte makinën ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.