Nga Esido Barkaj

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që e konsideroi vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit 2011 si krim shtetëror, shpresa për të zbardhur të plotë ngjarjen ndodhet në duart e eskpertëve italianë.

Prej pak kohësh, predha që i mori jetën protestuesit nga Lezha Aleks Nika, ndodhet në Romë ku pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi shkencor për të vërtetuar se kush ishte vrasësi i të riut.

Ekzekutimi i Aleks Nikës, një nga 4 vitkimat e 21 janarit, edhe pse kanë kaluar 13 vite, është ende pa autor. Strasburgu me vendimin që dha në muajin nëntor të vitit të 2023 u shpreh qartë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të dënojë autorët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, pa autor është edhe vrasja e Hekuran Dedës, për të cilën prokuroria vite më parë, akuzoi gardistin Agim Llupo.

Ndërkohë, Strasburgu vuri në dukje shkeljet në procedurën e ndjekur nga Garda asokohe, për të qëlluar në ajër e për të shpërndarë turmën. Gjykata nënvizoi manipulimet e bëra me pistoletën që i përkiste ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, i cili po ashtu kishte qëlluar disa herë.

Burime konfirmojnë se pas vendimit, policia po zbaton një plan të posaçëm hetimi. Në dosje ndodhen të gjitha provat e mbledhura më herët, por janë shtuar edhe fakte te reja që janë siguruar më vonë.

Dosja e nxehtë e 21 janarit ndodhet në Gjykatën e Lartë, e cila pritet që në 27 shkurt të vendosë nëse ajo do ti kalojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çështja e 21 janarit u rivu në lëvizje nga familjarët e Aleks Nikës që iu drejtuan në vitin 2023 SPAK-ut, por ky i fundit e delegoi në Prokurorinë e Tiranës.

Kjo kërkesë mbërriti në Gjykatën e Lartë, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli e rrëzuan kërkesën e familjarëve të Nikës. Këta të fundit, për vrasjet akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi.

Në procesin e parë, u gjetën fajtorë dhe u dënuan me fare pak vite vetëm Ndrea Prendi dhe ish vartësi i tij, Agim Llupo, që sot janë të lirë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";