Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja deklaroi se sapo të ketë një indicie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ish-kryeministrin Sali Berisha mund të nisin hetimet.
Ai raportoi këtë të hënë në Parlament për veprimtarinë vjetore të SPAK dhe nuk përjashtoi as mundësinë e bllokimit të pasurisë për Berishën, si i shpallur “non grata”.
Advertisement
“Lista është një proces që ndodh në SHBA. Ne kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal. Ajo që unë garantoj çfarëdo indicie apo material që do vijë, që do jetë në dispozicion, padiskutim jemi të vendosur për të çuar deri në fund ndjekjen penale, qoftë edhe në bllokimin e pasurisë për çfarëdo që të vijë.”