Hetim pasurisë së deputetit të PS/ Iu arrestuan nipërit për trafik kokaine

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetim pasurisë së deputetit të PS/ Iu arrestuan nipërit për trafik kokaine

Prokuroria e posaçme antikorrupsion ka nisur hetimin pasuror për shqiptarët e arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Operacioni Atos, vuri në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj si dhe u sekuestruan rreth 232 kilogramë kokainë dhe mbi 200 mijë euro.

Burime nga SPAK, bëjnë me dije për Vizion Plus se ka nisur një hetim pasuror sipas ligjit antimafia ku do skanohen të gjitha pronat.

Në këtë listë janë edhe Ramazan dhe Fjoralb Rraja. Por verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja, pasi është xhaxhai i dy të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge.

Advertisement

Ky operacioni nisi prej vitit 2018 ku u sekuestrua në total 1.2 ton kokainë. Dyshohet se paratë e drogës janë investuar në Shqipëri në prona dhe pasuri të patundshme.

Me finalizimin e operacionit ‘Atos’ ranë në pranga Musa Gjikola, Genti Balliu i njohur si Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xhecuka. Ky grup i strukturuar kriminal përveç kanabisit nga Shqipëria në Itali, transportonte në kontinierë bananesh edhe kokainë nga vendet latine drejt Europës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy