Pas arrestimeve të Prokurorisë për skandalin në spitalin Onkologjik në QSUT, ministria e Shëndetësisë ka nisur paralelisht një hetim administrativ. Ai do të bëhet nga strukturat e brendshme, Auditi dhe drejtoria Anti-korrupsion.

“Po risjellë reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit. Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës”, tha ministrja Koçiu.

Ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu njoftoi se do të ketë ndryshime edhe në ligj për Urdhrin e Mjekut.

“Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e rajon jetën njerëzore si mal shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridimensionim të sistemit të Onkologjikut”, tha ministrja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sqaroi këto ndryshime do jenë në aspektin administrative dhe jo penal.

“Jo ndryshime ligjore në aspektin penal, ministrja do bëjë një rivlerësim të kuadrit ligjor që disiplinon sjelljen e mjekut, pra ndryshime ligjore ne aspektin administrativ, jo në aspektin penal. Të japim një shembull, mund të ndodh që në aspektin penal të lirohet nga akuza, por nuk duhet ta ushtrojë profesionin, nëse është sprovuar shkelja administrative dhe jo penale”, tha Manja.

Ndërkohë në spitalin Onkologjik vijon shërbimi normalisht. Pacientët e këtij spitali kanë kryer vizitat dhe ndërhyrjet sipas kalendarit të përcaktuar më herët edhe gjatë kësaj të mërkure./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";