Tre shtetas janë arrestuar nga policia e Elbasanit për mbajtje dhe shpërndarje të lëndeve narkotike.
Të prangosurit janë Ahmet Kushi, 31 vjeç, Aleksandër Hazizaj, 39 vjeç dhe Besmir Duka, 32 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Advertisement
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Ahmet Kushi dhe Aleksandër Hazizaj (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 3 aparate celular, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, një sasi municioni luftarak, kokrra të bardha të dyshuara si metadon dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.