Flakët kanë përfshirë Pyllin e Sodës, ndërsa brenda ditës është hera e tretë që zjarri përfshin këtë pyll.
Dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, prandaj dhe policia po heton për të zbuluar personat piromanë.
Flakët e pasdites janë në vatrën e tretë. Zjarri ka rrezikuar pyllin, por ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë që dëmi të jetë minimal.
Nga zjarri janë dëmtuar dhjetëra rrënjë pishe, ndërsa policia po punon për identifikimin e personave që vendosin zjarrin.
Advertisement
Pylli i Sodës është një nga pikat me të prekura nga zjarri gjatë sezonit veror, ndërsa pranë tij prej qershorit është krijuar dhe një stacion provizor i shërbimit zjarffikës.