Dalin tê tjera detaje nga makina e djegur para një banese në qytetin e Bilishtit.
Burime per Vizion Plus bëjnw me dije se automjeti i shkrumbuar është në pronësi të shtetases Deizi Arapi.
Advertisement
Kjo e fundit e njohur në publik pasi heren e fundit ka pasur nje konflikt me policinë e këtij qyteti ku edhe me pas është arrestuar pasi kundershtoi me force efektivet.
Kjo është hera e dytë që Arapit i digjet makina në derën e shtëpisë.
Advertisement
Policia ishte në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të kësaj shtetase.