Këto janë pamjet në fushën e mbetjeve të Patosit këtë të mërkurë.
Për të dytën ditë me radhë, e gjithë zona ndodhet nën “pushtetin” e tymit dhe erës e keqe. Ndonëse flakët janë vendosur nën kontroll nga forcat zjarrëfikëse, situata mbetet problematike.
Banorët e fshatit Zharrëz thonë se ndotja mjedisore është e lartë, ndërsa i kërkojnë bashkisë zgjidhje të menjëhershme.
QANI RREDHI – BANOR I FSHATIT ZHARRËZ
Punimet janë pa rezultat. Unë i bëj thirrje bashkisë së Patosit të veprojë sic u veprua me plehrat e Fierit, vetëm me izolim me dhe, pasi me zjarrëfikëse është e pamundur. Kanë punuar gjithë natën zjarrëfikëset, por gjendja vazhdon e tillë.
Vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet në zonën e Sheqishtit, ndërsa zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Krahas mbetjeve, nga flakët është djegur edhe një sipërfaqe me ullinj.
Ndërkohë pak kohë më parë, u përfshi nga flakët edhe fusha e mbetjeve në Fier dhe Lushnjë, duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore.