Ish-deputeti i PD Endri Hasa ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me protesten e 8 janarit.

Hasa thekson se opinioni publik nuk ka nevojë të dëgjojë versione për atë që ndodhi në 8 janar dhe se ato ngjarje janë të freskëta në sytë dhe memorien e gjithsecilit.

 

Ai publikon video nga 8 janari, ndërsa deklaron se shqiptarët janë dëshmitarë të sulmit më të dhunshëm e të paprecedentë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Shqiptarët janë dëshmitarë të sulmit më të dhunshëm e të praprecedentë që i është bërë ndonjëherë një force politike në Shqipëri.
Opinioni publik nuk ka nevojë të dëgjojë versione për atë që ndodhi në 8 janar! Ato ngjarje janë të freskëta në sytë dhe memorien e gjithsecilit, pasi në mënyrë shumë profesionale mediat në Shqipëri por edhe ato ndërkombëtare transmetuan në kohë reale dhunën e shfrenuar.
Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! #KemizgjedhurtëArdhmen ”, shkruan Hasa.