Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për hartën e re gjysore.

 

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se më këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen banorët e 10 qytetave. Sipas tij, miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Harta e re e gjyqësorit e Edi Ramës, është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor.Pas përgjysmimit të gjykatësve e prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë e vetingun gjueti shtrigash, vendosjen në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimin e stokut të dosjeve gjyqësore dhe mohimit de fakto të të drejtës për një proces të drejtë gjyqësor, Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm, dhe të mirëfilltë politik KLGJ e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi”, tha Berisha.