Dhoma e Avokatisë së Korçës ka vendosur vazhdimin e bokjotit të seancave gjyqësore edhe për këtë javë, kundër propozimeve për ndryshimin e hartës gjyqësore.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena tha se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proçeseve penale, civile, administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave.
Advertisement
Nga bojkoti përjashtohen vetëm masat e sigurisë, për të cilat Dhoma e Avokatisë do të diskutojë dhe marrë një vendim në ditët në vazhdim.
Advertisement
Në të 3 gjykatat e Korçës, Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata Administrative çdo ditë zhvillohen nga 60 deri në 70 seanca gjyqësore.