Në një intervistë për Al Jazzera, kryetari i kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar për hartën e shpërndarë nga kryeministri slloven Janez Jansha, për ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe pohimit të kryeministrit Rama se ka parë një gjë të tillë.
Daçiç ka deklaruar se nuk e di se çka ka parë Rama, Shqipërinë e Madhe apo Serbinë e Madhe.
“Ne qëndrojmë për Marrëveshjen e Dejtonit, duke ruajtur integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, barazinë e tre popujve dhe dy entiteteve dhe ne jemi kundër krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’. Ne jemi gjithashtu për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, e cila nuk është ‘e thyer’ nga ndonjë akt ndërkombëtar “Kosova nuk është njohur as nga Kombet e Bashkuara dhe as nga BE,” tha Daçiç në një intervistë me Al Jazeera.
Në atë kontekst, ai komentoi mbi mundësinë e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se nuk është e qartë për të se si hapet hapësira për negociata nëse Prishtina refuzon Marrëveshjen e Brukselit dhe mbështetet nga Shqipëria në këtë aspekt.
Madje në fund ai theksoi se çfarë lloj autoriteti ka BE-ja në Kosovë nëse çdo ‘bandit’ që vjen në pushtet mund të thotë që vazhdimi i dialogut nuk më intereson.