Harruan tenxheren në zjarr dhe ikën nga shtëpia/ Flakët përfshijnë banesën në Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një zjarr ka rënë në një ballkon në një banesë në lagjen “Kala” në Berat. Mësohet se zjarri ka rënë pasi familjarët kishin harruar tenxheren në zjarr dhe ishin larguar nga banesa.

 

Në vendngjarje kanë shkuar  mjetet zjarrëfikëseje dhe 10 punonjës që ndërhynë në mënyrë të menjëhershme, duke lokalizuar shpejt flakët. Zjarri u shua në një kohë të shkurtër,duke u shmangur përhapja e tij drejt dhomave të banesës.

 

Advertisement

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Agron Kasimi nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme brenda në banesë, i vetmi ambjet që pësoi dëme materiale nga zjarri ishte ballkoni,ku ndohet soba.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy