“ArtOn” është hapësira më e re e ekspozimit për artistët e artit Pamor. Për herë të parë në Shqipëri mori jetë, një iniciativë ndryshe e ekspozimit të veprave; në një hapësirë jo vetëm të dedikuar për art por edhe për shërbime të tjera.
Rritja e dialogut me publikun, mbetet kyçe për artistin dhe pedagogun Ardian Isufi, sipas të cilit kjo formë e çon veprën me afër individit.
ARDIAN ISUFI
AdvertisementDEKAN I FAKULTETIT Të ARTEVE TË BUKURA
Nëse deri dje vepra e Artit shkonte tek publiku nëpërmjet muzeve apo qendrave të artit, sot është më afër tij duke u future në disa hapësira sociale shoqërore për të kontribuar më shumë me mesazhet artistike dhe gjithashtu dhe për të kontribuar në këtë periudhë pandemike e cila sa vjen bëhet më asfiksuese për ne, ku padyshim arti i jep një pikëpamje tjetër sepse kemi të bëjmë me instalacione kemi te bëjmë me performanca dhe me objekte artistik të cilat janë tendenca më të fundit të artit shqiptar dhe në artin bashkëkohor në botë.
Modeli është marrë nga vende të zhvilluara te cilat për të tërhequr publikun drejt krijimtarisë artistike e kanë vendosur atë ne vende ku mund te zhvillohen dhe aktivitet te tjera të përditshmërisë qofshin blerje apo dhe një kafe më miqtë.
ARDIAN ISUFI
DEKAN I FAKULTETIT TË ARTEVE TË BUKURA
Advertisement
Është një eksperiencë që ne e kemi nga New Yorku, vite më parë kemi qenë në New York dhe kemi parë ose nga përvoja jonë ku veprat fillojnë dhe integrohen nëpër hapësira të tilla publike. padyshim që ka interes të madh që janë forma të reja që i prezantohen shqiptare e rëndësishme për ne është komunikimi dhe dialogu me publikun si të thuash një fillesë e mirë ku publiku bëhet pjesë e hapësirave tona sepse veprat flasin për aktualitet, politike .
Sipas Isufit në këtë periudhë të “ asfiksisë” nga Pandemia, kjo formë merr edhe më tepër rëndësi pasi përçon mesazhe dhe pikëpamje divergjente.