Hapja e kutive në Berat/ PD: Beteja jonë nuk ndalet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapja e kutive në Berat/ PD: Beteja jonë nuk ndalet

Për të dytën herë pas Gjirokastrës, KAS refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë prova shtese nga institucionet shtetërore dhe vendore mbi vjedhjen e votës dhe tjetërsimin e vullnetit politik.

 

IVI KASO

PERFAQESUESI LIGJOR I PD NE KQZ

Advertisement

 

 Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, sot me një vendim që ne e quajmë të kundraligjshëm vendosi përsëri të mos marrë provat e kërkuara nga opozita dhe PD, lidhur me veprimtarinë dhe sjelljen e institucioneve, në momentin e përgatitjes së procesit zgjedhor të datës 25 prill, përkundër kjo detyrimit që Neni 137 i Kodit Zgjedhor e parashikon qartë që “Kur këto prova gjenden në disponibilitetin e institucioneve, atëherë është KQZ, në rastin konkret KAS, t’u drejtohet dhe t’i marrë këto prova.” Sigurisht këto prova që do të zbulonin masakrën zgjedhore të 25 prillit, nuk janë vënë dhe as nuk i vihen në dispozicion opozitës dhe rruga e vetme për t’i administruar ato në procesin ankimor është që vetë KAS-i t’i drejtohet me kërkesë organeve kompetente dhe të marrë të gjithë informacionin e kërkuar nga ana jonë. Kjo vendimmarrje konstante për të mos administruar provat që ne kërkojmë shkon në drejtim të kundërt të transparencës të procesit zgjedhor dhe në drejtim të kundërt jo vetëm të pritshmërisë, jo vetëm të opozitës, e cila është ankuese në këtë proces por gjithë shqiptarëve dhe gjithë zgjedhësve për transparencë mbi çdo aspekt, ende të errët të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ne do të vazhdojmë betejën tonë në të gjitha kërkesat ankimore, jo vetëm në KAS, por edhe në të gjitha shkallët ankimore, për sa kohë që të ketë ende organe që trajtojnë mosmarrëveshjet zgjedhore, si ankimet tona.

 

E vetmja kërkesë e demokratëve e pranuar nga KAS dhe konkretisht nga dy anëtarët e saj, Ledio Braho dhe Elvis Çefa ishte sigurimi i të dhënave nga pajisjet e identifikimit elektronik për të parë nëse në qarkun e Beratit janë rregjistruar raste të votimit të dyfishtë apo familjar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy