Hapet tuneli i Llogarasë, nga Vlora në Palasë për 20 minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet tuneli i Llogarasë, nga Vlora në Palasë për 20 minuta

Këtë të premte është hapur për qarkullim tuneli i Llogarasë.  Ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë.

Tuneli me gjatësi 6 kilometra shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë rruga që dikur bëhej për 1 orë do të bëhet 20 minuta.

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se ky tunel do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. Përgjatë muajve të verës, tuneli do të aksesohet pa pagesë.

Aktualisht, edhe për të lehtësuar trafikun në sezonin turistik dhe udhëtimin e turistëve drejt jugut, është hapur vetëm njëri krah i tunelit. Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy