Hapet “Ecole 42” te Piramida, shkolla do t’i shërbejë të rinjve që investojnë në fushën dixhitale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet “Ecole 42” te Piramida, shkolla do t’i shërbejë të rinjve që investojnë në fushën dixhitale

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, po përgatit hapjen e shkollës “Ecole 42” në Piramidën e Tiranës, një projekt që do të sjellë përgatitje të avancuar në fushën digjitale për të rinjtë mbi 18 vjeç.

Gjithashtu, Tirana do të jetë epiqendra e re e “Plug & Play” për Europën juglindore, një organizatë që synon të nxisë inovacionin dhe zhvillimin e start-upeve.

“Këtë javë, pas vendimeve të këshillit bashkiak, ne do kalojmë te ‘shkolla 42’, shkolla e famshme e parisit me të cilën kryeministri rama dhe presidenti macron dakordësuan parimisht vjet. kështu që me fondacionin shqiptaro-amerikan, ne do të firmosim marrëveshjen e bashkëpunimit që ajo që fillon me ‘micro follie’, vazhdon me tumon dhe për moshën mbi 18 vjeç të jetë ‘shkolla 42’ ajo që i përgatit të rinjtë e tiranës. jemi i vetmi qytet ku të gjitha këto kurse janë falas”, tha Veliaj.

Veliaj gjithashtu bëri të ditur se një tjetër projekt ambicioz është në plan për të lidhur dy parqet më të mëdha të kryeqytetit, Parkun e Liqenit të Tiranës dhe Parkun e Farkës, duke krijuar një rrugë të dedikuar për vizitorët që shmang trafikun.

Advertisement

“Dhe qershia mbi tortë është se ne kemi punuar në dy parqe, parku i liqenit të tiranës dhe parku i liqenit të farkës. do të lidhim këto dy mushkëri me njëra-tjetrën dhe për t’u siguruar që një paketë me vizitorë mund të vizitojë liqenin e tiranës dhe të lidhet pa u futur nëpër trafik për të shkuar te liqeni i farkës”, deklaroi kryebashkiaku.

Me këto projekte sipas kryebashkiakut Tirana synon të bëhet një qendër rajonale për edukimin digjital dhe inovacionin./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy