Hapen pishinat tek Parku i Liqenit/ Veliaj: Askush nuk mund të pengojë punët në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapen pishinat tek Parku i Liqenit/ Veliaj: Askush nuk mund të pengojë punët në Tiranë

Rikthehet mjedisi sportiv pranë parkut të pishinave te diga e Liqenit për të gjithë qytetarët. Pas një transformimi tërësor në vetëm pak ditë, ky ambient i ri priti këtë të premte garën e parë të kampionatit të notit.

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se këto hapësira janë në dispozicion jo vetëm për për notarët e rinj, por edhe për komunitetin.

 

Advertisement

“Këtu kemi një hapësirë për më të mirët e notit. Por, kemi edhe një hapësirë çlodhëse për familjarët, si dhe një kamp për fëmijët, që vijnë nga familje me probleme ekonomike, të cilët nuk shkojnë dot në plazh, ama kanë mundësi të frekuentojnë pishinat e Tiranës, për të kaluar disa kujtime të bukura vere. Aty ku ka vullnet, ka edhe një rrugëzgjidhje, në mënyrë që të kënaqen të gjithë. Sot jam shumë krenar që fillojmë një kapitull të ri për notin”.

 

Veliaj u shpreh se asnjë kundërshtar politik nuk mund të vonojë ecurinë e punëve të qytetit.

 

Advertisement

“Me skuadrën e notit kemi pasur një ëndërr afatgjatë pas mbarimit të kontratës 20 vjeçare të administruesve të kësaj hapësire. Më vjen keq ta them, por si çdo përpjekje në Shqipëri, me shumë sakrificë, çdo gjë kthehet në një malore me gjykata e keqkuptime. Ky vend do të ishte më i mirë sikur të kishim pak mirëkuptim. Kur ndërtohet një shkollë si gjimnazi ‘Sami Frashëri’, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohet një hapësirë, siç ishin ‘7 Xhuxhat’, për ta bërë parking poshtë dhe kënd lodrash lart, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohen pishinat, qofshin këto olimpike, qofshin pishina për amatorët dhe fëmijët, as këtu politika s’duhet të përzihet”.

 

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky do të jetë një kapitull i ri për notin në Shqipëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy