Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar dokumente të tjera nga skedarët e Policisë së Shtetit për persona të dyshuar kontingjente të përfshirë në krime.

 

“Homeland Justice”, në vijim të veprimeve kriminale, ka publikuar obline një material prej 1.7 giga byte ku është skeduar i gjithë informacioni policor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit.

 

Ndër të gjithë identitetet e publikuara është edhe ai i të shumëkërkuarit të Policisë së Shtetit, Ervis Martinaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në dokumentet e publikuara, përveç të dhënave shfaqet edhe një foto.

 

Ajo që bie në sy është se foto është e shumë viteve më parë, kur Martinaj ka qenë në një moshë të re.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej më shumë se një muaji Martinaj rezulton i zhdukur ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë informacion për fatin e tij.