Hakerat dëmtuan “ADAMS” e “MEMEX”/ Sistemet e policisë ruajnë të dhënat për ngjarjet kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hakerat dëmtuan “ADAMS” e “MEMEX”/ Sistemet e policisë ruajnë të dhënat për ngjarjet kriminale

Edhe pse u pohua se nga sulmi kibernetik nuk pati dëme të mëdha, burimet shprehen se Policisë së Shtetit i janë prekur disa nga sistemet e brendshme të rëndësisë së veçante, ku mbahen raportet dhe proces-verbalet ndër vite për kontigjentët kriminalë.

 

Një sistem i cili është hakëruar nga iranianët është sistemi ADAMS  ku ruhen të gjitha të dhënat dhe referimet e plota të ngjarjeve kriminale që kur është krijuar ky program. Në të shënohen raportimet që nga lajmërimi i çdo ngjarje kriminale e deri në momentin e dorëzimit të dokumentacionit të plotë në Prokurori.

 

Advertisement

Një tjetër program i rëndësishëm, gjithashtu i goditur nga hakerat është sistemi MEMEX i cili mban edhe peshën kryesore te hetimeve policore. Përveç faktit se këto sisteme janë të bllokuara, alarmues është dyshimi se nëse hakerat i publikojnë këto raporte do të minonohej puna disa vjeçare e uniformave blu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy