Hajdari mesazh demokratëve: Dhuna mes nesh duhet të marrë fund! PD do t’i kthejë shpresën shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hajdari mesazh demokratëve: Dhuna mes nesh duhet të marrë fund! PD do t’i kthejë shpresën shqiptarëve

E pranishmë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike është edhe Rudina Hajdari, e cilia i është përgjigjur pozitivish ftesës së Sali Berishës për t’u rikthyer në parti.

 

Në fjalën e saj, duke iu referuar përplasjeve dhe përçarje në kampin blu, ajo bëri thirrje për bashkimin e demokratëve dhe forcimin e PD.

 

Advertisement

Ajo kërkoi që të punohet për krijimin e një opozitë të fuqishme, më qëllim rikthimin e shpresës te qytetarët shqiptarë.

 

“Edi Rama ka bërë që shqiptarët të jenë më të varfër dhe më të pakët në numër. E vetmja gjë që ka rritur kjo qeveri janë shifrat e korrupsionit. Për shkak se korrupsioni është në këto nivele, asgjë nuk funksionon në këtë vend, përveç propagandës. Sherret, balta dhe dhuna mes nesh duhet të marrë fund. PD duhet të organizojë opozitën më të fuqishme që ka parë ndonjëherë ky vend. Shqiptarët po presin. Dëmi më i madh që i kemi bere vendit është se i vramë shpresën. Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të ringrihemi si forcë kombëtare, dhe duhet të bashkojmë shqiptarët. PD duhet të shndërrohet në atë shtëpinë e madhe që babi im donte. PD duhet të kthehet në makth për të gjitha bandat kriminale. Duhet të punojmë fort që në zgjedhjet e ardhme të korrim fitoren. Unë jam e bindur që ne mund ta bëjmë këtë gjë. Ne do t’i kthejmë shpresën shqiptarëve.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy