Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një foto të aktorit në një nga rolet e tij në kinematografi, krahas së cilës shkruan: “Lamtumirë, i dashur mik”.
Advertisement
Aktori ndodhej prej ditësh i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.